Big Mama, këngëtarja e njohur, ka bërë një ndryshim të madh në pamjen e saj fizike.
Pas shumë vitesh në skenë me një trup më të plote, ajo ka humbur pesha dhe ka treguar një ndryshim të dukshëm.
Tani ajo është më e dobët dhe ka guxuar të nxjerrë këmbën jashtë, veshur me një fustan të ngushtë, duke i dhënë një pamje më elegante dhe të guximshme, shkruan “Kosovarja”.
Ky ndryshim ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe medias, duke u bërë një temë diskutimi për angazhimin e saj në një jetë më të shëndetshme dhe stilin e ri që ka adoptuar.