Top Channel ka konfirmuar rikthimin e Big Brother VIP Albania, i cili do të nisë këtë dhjetor.
Përmes një videoje promocionale, televizioni bëri të ditur se shtëpia më e famshme e Shqipërisë hap dyert sërish, duke rikthyer emocionet dhe surprizat që e kanë bërë formatin një fenomen televiziv.
Edicioni i kaluar u moderua nga Ledion Liço, ndërsa ende nuk janë zbuluar emrat e pjesëmarrësve apo data e saktë e fillimit.
Fansat tashmë pritet të përgatiten për një sezon të ri plot drama, lojëra dhe rivalitet, i cili pritet të tërheqë sërish audiencë të madhe.






