-0.7 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Bieta ka ditëlindjen, Alban Dudushi bashkë me djalin i bëjnë surprizën e bukur

- Advertisement -

Bieta Sulo është kthyer tashmë në një nga moderatoret kryesore të Top Channel, e cila drejton formatin “Ftesë në pesë” prej disa sezonesh.

Për moderatoren sot është një ditë e veçantë! Bieta Sulo feston sot ditën e lindjes dhe ngjarje më të bukur nuk mund të kishte për t’u ndjerë e rrethuar nga dashuria dhe vlerësimi nga njerëzit më pranë jetës së saj.

Por, ajo që e ka bërë edhe më të veçantë këtë ngjarje, ka qenë pikërisht surpriza e këndshme në mes të natës që i shoqi i saj, Alban Dudushi dhe i biri Kroi, të cilët me tortën me qirinj të cilët mbanin numrin 37 duke treguar edhe moshën e moderatores.

“Kështu e pritëm edhe këtë 9 prill. Me 2 çunat e mi, i vogli s’e ka hiç problem të presë orën 12, por shumë ama t’i rezistojë tortës”, ka shkruar bieta nga dhërmiu ku kanë zgjedhur të festojnë këtë ditëlindje.

Bieta ka zgjedhur Dhërmiun për të festuar ditëlindjen e saj të 37, bashkë me familjarët e saj të dashur. Ky është një destinacion që Bieta e zgjedh thuajse cdo fundjavë, pasi është shumë e lidhur me detin.

Kujtojmë se Bieta është partnerja e Alban Dudushit me të cilin ka edhe një djalë të vogël Kroin, ndërsa Albani ka dhe një vajzë më të madhe nga martesa e tij e parë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit