12.4 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Bien akuzat ndaj Trump, prokurori i Manhatan: Gjyqi me gjasë do të pushohet

- Advertisement -

Gjyqi ndaj Donald Trump në Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të shtyhet ose do të pushohet. Këtë fakt e ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit te cila tha se do të pranonte të shtynte dënimin e Donald Trump në çështjen e pagesave ndaj ish-yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels, për të heshtur ndaj akuzave për ngacmim seksual.

Kjo sipas CNN pritet t’u japë prokurorëve kohë për të diskutuar mocionin e pritshëm të Donald Trump për të pushuar çështjen. Në një letër drejtuar gjyqtarit amerikan, Juan Merchan, zyra e prokurorit të qarkut gjithashtu pranoi se Trump nuk ka gjasa të dënohet “deri në përfundim të mandatit të ardhshëm presidencial”. Zhvillimet përbëjnë një kthesë historike dhe të paprecedentë për fatin ligjor dhe politik të Trump.

Një vit më parë, Trump po përballej me katër aktakuza të veçanta. Tani, ndërsa ai përgatitet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë, strategjia e avokatëve të Trump për t’i shtyrë të gjitha rastet e tij përtej zgjedhjeve të vitit 2024 ka rezultuar jashtëzakonisht e suksesshme, me dy çështjet federale që do të mbyllen së shpejti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit