Historia e Hailey Bieber për kopertinën e revistës Vogue u publikua sot, ku ajo dha një intervistë të sinqertë rreth jetës së saj me këngëtarin Justin Bieber dhe thashethemeve të vazhdueshme për martesën e tyre.
Pasi u publikua lajmi për kopertinë, Justin përfundoi duke promovuar kopertinën në llogarinë e tij në Instagram.
Mbishkrimi që ai zgjodhi ishte mjaft i sinqertë, dhe në fakt zbuloi atë që i tha dikur gruas së tij gjatë një fjalosjeje.
Në mbishkrimin e tij në Instagram, ai shkroi: “Kjo më kujton kur unë dhe Hailey u fjalosëm shumë. I thashë se ajo nuk do të dilte kurrë në kopertinën e Vogue. Shumë keq, e di, por ndodhi për ndonjë arsye se u ndjeva shumë i pa respektuar dhe mendova se duhet të hakmerresha”, shkroi Bieber.
Ai e përfundoi mesazhin e tij me një shënim për të: “Pra, zemër, ti tashmë e di, por më fal që të thashë se nuk do të dilje në kopertinën e Vogue sepse qartësisht gabohesha keqas”.