Mbyllet numërimi i votave për Shkodrën. Partia Socialiste ka marrë bastionin historik të demokratëve. Kandidati socialist Benet Beci mori 11 mijë e 305 vota më shumë se kundërshtari Bardh Spahia.
Benet Beci i PS mori 33 mijë e 180 vota, kurse Bardh Spahia i koalicioni Bashkë Fitojmë mori 21 mijë e 875 vota.