Asambleja Kombëtare në Bullgari rrëzoi nga detyra qeverinë e kryeministrit Kiril Petkon, duke penguar në këtë mënyrë dhe vendimmarrjen për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut.
Qeveria e Petkov nuk arriti t’i mbijetonte mocionit të mosbesimit të dorëzuar në Kuvend nga GERB për shkak të dështimeve ekonomike të qeverisë.
Qeveria e 99-të e Bullgarisë me kryeministër Kiril Petkov u zgjodh më 13 dhjetor 2021. Para formimit të saj, vendi shkoi në zgjedhje tre here, një rekord në historinë e Bullgarisë dhe vetëm parlamenti i zgjedhur më 15 nëntor arriti të emërojë një kabinet.
Pengesë e madhe ishte dhe bllokada e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, të cilat Sofja kishte vënë veton për mospërputhjen e saj me Marrëveshjen e Fqinjësisë të vitit 2017, gjuhën e urrejtjes, shkatërrimin e monumenteve kulturore bullgare dhe falsifikimin e historisë bullgare.
Që në ditët e para të qeverisjes së tij, Petkov dhe këshilltari i tij për politikë të jashtme ndoqën një politikë të njëanshme ndaj Shkupit, duke anashkaluar Ministrinë e Jashtme dhe vendimet e marra unanimisht në vitin 2019./A2