Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes, ku një grua ka humbur jetën pas rënies nga një ndërtesë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.
Policia ka konfirmuar ngjarjen dhe ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e tjera.
Viktima është identifikuar si 33-vjeçarja, Njomza Maxhuni nga Vushtrria por me banim në Prishtinë Ekipet mjekësore, që kanë arritur në vendin e ngjarjes, e kanë konstatuar vdekjen e saj.
Për rastin e vdekjes ka njoftuar edhe familja e tashmë të ndjerës.
“Familjarë dhe miq, ju njoftojmë se me datë 30.01.2025 nderroi jetë vajza ime dhe motra jonë
Njomza (Bashkim) Maxhuni.
Për ceremoninë e varrimit ju njoftojmë me kohe”.