-4.5 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Bie mbështetja për Trump, amerikanët nuk e mbështesin për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme

- Advertisement -

Thuajse gjysma e amerikanëve nuk janë dakord me politikat e ndjekura nga Donald Trump.

Në sondazhet e publikuara të mërkurën, mbështetja ndaj Trump qëndron pak më shumë se 40%.

Sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos, 44% e amerikanëve nuk e mbështesin Trump.

Ndërkohë një sondazh i institutit Gallup tregoi se teksa 45% janë pro tij, 51% nuk e mbështesin.

Në një sondazh të Universitetit Quinnipiac, 45% e votuesve e miratojnë, ndërsa 49% jo.

Të tre sondazhet, të cilat u kryen në fillim dhe në mes të shkurtit, tregojnë se vlerësimi për miratimin e presidentit Trump ka ndryshuar pak nga sondazhet në fund të janarit, por reflektojnë një rritje të përqindjes që thonë se nuk e miratojnë. Gallup me 3 pikë përqindje, Reuters/Ipsos me 5 pikë dhe Quinnipiac me 6 pikë.

Siç vë në dukje Gallup, vlerësimi i miratimit të punës së Trump është 15 pikë nën mesataren historike për të gjithë presidentët e tjerë të zgjedhur në mes të shkurtit që nga viti 1953″, por është pesë pikë më i lartë se i njëjti muaj gjatë mandatit të tij të parë.

Për emigracionin dhe punët e jashtme Trump ka marrë miratim 46% dhe 44%. Vlerësimi për ekonominë është më i ulët me 42% dhe vetëm 40% për situatën në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit