20.6 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Bie kulmi i Komunës së Prishtinës, dyshohet për një të lënduar

- Advertisement -

Si pasojë e erërave të forta ka rënë kulmi i objektit të Komunës së Re në lagjen Arbëria në Prishtinë, ku dyshohet se një vajzë është e lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

“Sapo është sjellë në Emergjencë”, ka thënë shkurtimisht Syla.

Erërat e forta kanë bërë që pullazi i ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës, të bie në tokë.

Një vajzë është lënduar si pasojë e kësaj ngjarjeje, raporton Klan Kosova.

Ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nga fotografitë e shkrepura nga vendi i ngjarjes, mund të vërehet se rënia e pullazit ka shkaktuar edhe dëme materiale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit