Për dallim nga ditët e kaluara pritjet në pikat kufitare janë zvogëluar njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Nga tre orë e më shumë pritjet kanë rënë në 5 minuta.
Aktualisht për të hyrë në Kosovë në asnjërën nga pikat kufitare nuk ka pritje të gjata.
Kjo është bërë e ditur nga përditësimi i fundit i orës 18:34 i Ministrisë së Punëve të Brendshme.