Bie çmimi i naftës e rriten tregjet e aksioneve

- Advertisement -

Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm dhe tregjet e aksioneve janë rritur në mbarë botën të mërkurën, pasi që presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se lufta me Iranin do të përfundonte brenda “dy deri në tre javësh”.

Nafta Brent, standardi ndërkombëtar për naftën, ra në 99.78 dollarë për fuçi, më shumë se 15% më poshtë krahasuar me çmimin e saj të së martës – niveli më i ulët në një javë, raporton The Guardian,

Tregjet e aksioneve u rritën në Azi, ku ekonomitë janë shumë të ekspozuara ndaj mungesave të naftës dhe gazit që vijnë nga Gjiri. Indeksi Nikkei i Japonisë u rrit me 5%, ndërsa Kospi i Koresë së Jugut u hodh me 8%. Hang Seng i Hong Kongut u rrit me 2%, dhe indeksi CSI 300 i Kinës u rrit me 1.7%.

Të ngjashme

Të fundit