28.3 C
New York
Monday, June 30, 2025

Buy now

Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës një katërvjeçare në Lezhë

- Advertisement -

Një katërvjeçare në Lezhë ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se vajza është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, raporton Euronews.al.

“Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe. E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar”.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Të ngjashme

Të fundit