Një grup i senatorëve amerikanë kërkoi nga administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që “t’i japë përparësi adresimit të situatës së përkeqësuar të sigurisë midis Kosovës dhe Serbisë”.
Këtë kërkesë e ka komentuar analisti Skënder Minxhozi, i cili u u shpreh se janë disa arsye që kanë shtyrë ligjëvënësit amerikanë të marrin këtë vendim. Ai i ka renditur këto arsye, duke theksuar se duket ligjvënësit amerikanë po shohin që diplomacia amerikane dhe ajo europiane nuk kanë më fuqinë të ulin palët për dialogë.
“Unë mendoj që janë disa arsye që kanë shtyrë ligjvënësit amerikanë që të kërkojnë ngritjen e stekës në këtë kontekst diplomatik, në këtë krizë që po luhet.
Së pari, Joe Biden është një ndër personat modern më të përfshirë në historinë e Kosovës. Ai ka qene një antiserb në sensin e regjimit të Milosheviçit. Ka qene një zyrtar i lartë i administratës amerikane, senator dhe më pas zëvend-president, i cili ka qene shumë i përfshirë në ngjarjet e kësaj pjese të Europës dhe një pro shqiptar i hapur. Biden është një nga politikanët më të zëshëm të Amerikës moderne, që ka folur qartë dhe fortë. Madje, ka thënë: ‘Jemi të gatshëm të godasim dhe të vrasim për interesat e shqiptarëve, dikur kur ishte më i ri, më i fuqishëm. Natyrisht edhe sot quhet si lideri i botës së lirë.
Së dyti, besoj se arsyeja që ligjvënësit kanë kërkuar përfshirjen e presidentit në këtë krizë, është se ata ndoshta shohin që janë esdauruar burimet e tjera për ta përmbajtur krizën, për ta disiplinuar, për t’i bindur palët që t’i kthehen normalitetit dhe t’i hyjnë dialogut.
Mesa duket ligjvënësit amerikanë po shohin që diplomacia amerikane dhe ajo europiane nuk kanë më fuqinë më të domosdoshme dhe të duhur që të sugjestionojnë dhe të bindin dhe të ulin palët të një tryeze të qënësishme dialogu dhe jo në teatër siç luhet, që në fillim të takoj ty, pastaj atë tjetrin”, u shpreh Minxhozi.