Presidenti amerikan, Joe Biden po shkurton udhëtimin e tij të fundjavës për t’u konsultuar me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, tha Shtëpia e Bardhë.
Bideni ka qenë për vizitë në Delaware, por do të kthehet në Uashington këtë pasdite.
Shtëpia e Bardhë tha se ai do të diskutojë ngjarjet në Lindjen e Mesme me ekipin e tij, raporton Sky News.
Kjo vjen pasi komandot iraniane kapën një anije të lidhur me Izraelin më herët sot, mes kërcënimeve për një sulm ndaj Izraelit.