11.7 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Bideni pajtohet që Ukrainës t’i jepen mina kundër personelit

- Advertisement -

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është pajtuar që Ukraina të furnizohet me mina tokësore kundër personelit, i ka thënë televizionit BBC një zyrtar amerikan i mbrojtjes, lëvizje që shihet si përpjekje për t’i ngadalësuar trupat ruse, të cilat kanë qenë duke avancuar në mënyrë të qëndrueshme në lindje të Ukrainës në muajt e fundit.

Zyrtari amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se minat e tilla do të dërgohen së shpejti dhe se Uashingtoni pret që ato do të përdoren në territorin e Ukrainës, raporton televizioni BBC.

Ukraina gjithashtu është zotuar se nuk do t’i përdorë minat në zonat me popullsi të dendur, shtoi ai.

Gjatë natës së kaluar, Ukraina dhe Rusia raportuan për sulme të konsiderueshme medronë në territoret e tyre. Nuk qe menjëherë e qartë nëse kishte ndonjë viktimë.

Ofrimi i minave tokësore kundër personelit është lëvizja më e re nga administrata amerikane në largim për ta fuqizuar Ukrainën në luftë para se republikani Donald Trump, president i zgjedhur, të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Rusia ka vendosur mina tokësore në mënyrë masive që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, por ankesatndërkombëtare për përdorimin e armëve të tilla në terrene ku ato paraqesin rrezik për civilët e kishte parandaluar administratën e Bidenit që t’ia ofronte ato Ukrainës.

Zyrtari amerikan i mbrojtjes konfirmoi për BBC-në se Ukraina ishte zotuar se do t’i përdorë vetëm minat që mbeten aktive për një periudhë të kufizuar kohore.

Minat e përkohshme amerikane dallojnë nga ato të Rusisë, pasi bëhen joaktive pas një periudhe të paracaktuar kohore – nga katër orë deri në dy javë. Ato janë të lidhura në mënyrë elektronikedhe u nevojitet energjia nga bateritë për t’u shpërthyer. Porsa t’u mbarojë bateria, ato nuk mund të shpërthehen.

Uashingtoni tashmë i ka ofruar Ukrainës minakundër tankeve, por minat tokësore kundër personelit – që mund të vendosen shpejt – kanë për qëllim që t’i godasin avancimet e forcave tokësore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit