Home Lajme Bideni konfirmon raportimet për fëmijë me koka të prera nga Hamasi

Bideni konfirmon raportimet për fëmijë me koka të prera nga Hamasi

0
Bideni konfirmon raportimet për fëmijë me koka të prera nga Hamasi

Presidenti Joe Biden iu drejtua mbrëmjen e sotme një tryeze të rrumbullakët të liderëve hebrenj, duke e quajtur sulmin e Hamasit një akt “të keq absolut” dhe tha se mund të shihte dhimbjen në fytyrat e disa të pranishmëve.

“New York Times”, duke raportuar direkt nga ngjarja, tha se disa nga të pranishmit po i fshinin lotët teksa Bideni po fliste.

Në një moment, Bideni tha se i ka parë pamjet e fëmijëve me koka të prera nga Hamasi.

“Kurrë nuk e kam menduar se do të shihja dhe të kisha (pamje) të konfirmuara të terroristëve duke ua prerë kokën fëmijëve. Kurrë s’e kam menduar…”, tha Presidenti Biden, duke iu referuar raporteve që kanë qarkulluar rreth mizorive të kryera nga terroristët e Hamasit.

Zëri i tij u ngrit në një moment kur tregoi se i kishte dërguar secilin prej nipërve të tij në kampin e përqendrimit në Dachau, ku hebrenjtë u vranë nga qeveria naziste. “Dua që ata të shohin”, bërtiti ai.

Presidenti Biden tha po ashtu se do të ndihmojë në negocimin e kthimit të amerikanëve të mbajtur peng nga Hamasi. Mirëpo shtoi se do të ishte “bizare” të flitej për detajet e këtyre negociatave në publik.

Presidenti Biden mori duartrokitje të vazhdueshme nga udhëheqësit hebrenj teksa doli nga dhoma.

Exit mobile version