Home Lajme Botë Bideni i jep të birit falje “të plotë dhe të pakushtëzuar” të dënimeve gjyqësore

Bideni i jep të birit falje “të plotë dhe të pakushtëzuar” të dënimeve gjyqësore

0
Bideni i jep të birit falje “të plotë dhe të pakushtëzuar” të dënimeve gjyqësore

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka dhënë të birit të vet, Hunter Biden, falje “të plotë dhe të pakushtëzuar” që i mbulon dënimet rreth akuzave për armëmbajtje dhe shmangie të taksave, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë të lëshuar të dielën nga Shtëpia e Bardhë.

Ky vendim paraqet ndryshim të pozicionit të presidentit në largim, i cili në mënyrë të përsëritur ka thënë se nuk do ta shfrytëzonte autoritetin e tij ekzekutiv për ta falur të birin ose për t’ia zbutur dënimin, raporton gazeta “The Guardian”.

Hunter Bidenit pritej që më 12 dhjetor t’i caktohej dënimi rreth vendimit fajësues për akuzat për armëmbajtje, ndërsa katër ditë më vonë për shmangien e taksave.

Në deklaratë, Joe Bideni tha se ai për një kohë të gjatë e kishte mbajtur qëndrimin se “nuk do të ndërhynte në vendimmarrjen e Departamentit të Drejtësisë, dhe unë e mbajta fjalën edhe pse e kam parë të birin tim duke u ndjekur penalisht në mënyrë selektive dhe të padrejtë”.

Sidoqoftë, argumentoi ai, “është e qartë se Hunteri u trajtua ndryshe”, duke shtuar se akuzat në rast “erdhën vetëm pasi disa prej kundërshtarëve të mi politikë në Kongres i shtynë ato për të më sulmuar mua dhe për ta kundërshtuar zgjedhjen time [përsëri president”, thuhet më tej në deklaratë.

Hunter Bideni në qershor ishte shpallur fajtor për tri akuza në lidhje me blerjen e një pistolete më 2018. Ai kishte shkruar në mënyrë të rreme në aplikacionin për blerjen e armës se nuk ishte përdorues i drogave të paligjshme.

Në shtator, ai u deklarua fajtor për nëntë akuza për shmangie të taksave federale.

Akuzat për shmangien e taksave bartnin dënim me deri 17 vjet burgim, ndërsa akuzat për blerjen e armës me deklarim të rremë deri 25 vjet burgim./Nacionale/

Exit mobile version