8 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Bideni e quan “bukurosh” Donald Trumpin në fotografinë e burgut

- Advertisement -

Presidenti Joe Biden është tallur me fotografinë historike të paraardhësit të tij, Donald Trump.

Bideni theu heshtjen e tij për foton më të famshme të ish-presidentit në burg, ndërsa iu referua Trumpit se kishte dhënë shikim “vdekjeprurës” në fotografi, shkruan Metro.

Kur gazetarët e pyetën Bidenin për fotografinë e Trumpit nga burgu, ai qeshi dhe tha: “E pashë atë në televizion”.

“Djalë i pashëm. Djalë i mrekullueshëm”, u shpreh ai.

Trumpi në atë fotografi shfaqej i ngërdheshur, ndërsa kishte rrudhur vetullat me një vështrim shpërthyes.

Trumpi i tha “Fox News Digital” se shkrepja e fotografisë së tij nuk ishte “një ndjenjë e rehatshme, veçanërisht kur nuk keni bërë asgjë të keqe”.

Por, ajo foto e tij u bë shpejt ikonë, si në mesin e urrejtësve ashtu edhe në mesin e mbështetësve të tij.

Interneti u përmbyt me meme dhe fushata e Trumpit filloi menjëherë të shiste këmisha zyrtare, filxhanë kafeje dhe mallra të tjera që shfaqnin Trumpin në foton nga burgu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit