5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Bideni del me deklaratë pas humbjes së Harrisit: Ajo ishte vendimi im i parë

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili nuk ishte në garë në zgjedhjet presidenciale të së martës, ka dalë me një deklaratë pas humbjes së kandidates demokrate, nënpresidentes që është pjesë e partisë së tij, Kamala Harris, duke e vlerësuar punën e saj.

“Ajo që Amerika e pa sot ishte Kamala Harris që unë e njoh dhe e admiroj thellësisht. Ajo ka qenë partnere e jashtëzakonshme dhe shërbyese civile me plot integritet, guxim dhe karakter” – thuhet në deklaratën e presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara, publikuar në llogarinë e tij në rrjetin “Instagram”.

“Nën rrethana të jashtëzakonshme, ajo doli dhe udhëhoqi një fushatë historike që e mishëroi atë që ishte e mundshme, kur u udhëhoq nga një busul e fuqishme morale dhe një vizion i qartë për një vend që është më i lirë, më i drejtë dhe plot me më shumë mundësi për të gjithë amerikanët” – tha më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Siç kam thënë më parë, përzgjedhja e Kamalas ishte vendimi im i parë që e mora, kur u bëra i nominuar për president më 2020. Ishte vendimi më i mirë që e mora. Rrëfimi i saj e përfaqëson rrëfimin më të mirë të Amerikës. Dhe siç bëri të qartë ajo sot, unë nuk kam dyshim që ajo do të vazhdojë që ta shkruajë atë rrëfim” – thuhet në deklaratën e Bidenit.

“Ajo do të vazhdojë që të luftojë me qëllim, vendosmëri dhe hare. Ajo do të vazhdojë që të jetë mbrojtëse për të gjithë amerikanët. Mbi të gjitha, ajo do të vazhdojë që të jetë një udhëheqëse që fëmijët tanë do ta admirojnë me gjenerata në vijim, përderisa ajo e vendos vulën e vet mbi të ardhmen e Amerikës” – përmbyllet deklarata e presidentit amerikan.

Republikani Donald Trump e ka siguruar rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, duke shkaktuar përmbysje të rezultatit në disa shtete kyçe në krahasim me zgjedhjet e vitit 2020. Inaugurimi i tij pritet të bëhet në janar të vitit të ardhshëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit