Home Lajme Botë Bideni bisedon me Netanyahun dhe Abbasin

Bideni bisedon me Netanyahun dhe Abbasin

0
Bideni bisedon me Netanyahun dhe Abbasin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka folur në biseda të ndara telefonike të shtunën në mbrëmje me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun, dhe presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.

Siç ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, Bideni ka përsëritur mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për Izraelin dhe përkrahjen e plotë “për të gjitha përpjekjet për t’i mbrojtur civilët”.

Me të dy liderët, sipas njoftimit, ai ka biseduar për bashkëpunim amerikan me Organizatën e Kombeve të Bashkuar, Egjiptin, Jordaninë, Izraelin dhe të tjerët në rajon për t’u siguruar që furnizimet humanitare mbërrijnë te civilët në Gaza.

Në bisedën me Abbasin, Bideni ka dënuar “sulmet brutale” të Hamasit mbi Izraelin dhe ka diskutuar për përpjekjet humanitare, duke u ofruar palestinezëve “përkrahjen e plotë në arritjen e tyre”.

Po ashtu kanë biseduar për përpjekjet e SHBA-së për parandalimin e zgjerimit të konfliktit dhe ruajtjen e stabilitetit në Bregun Perëndimor, thuhet në njoftim të ndarë.

Të shtunën e kaluar, grupi militant Hamas lëshoi seri raketash mbi Izraelin duke vrarë mijëra qytetarë. Nga ajo ditë, Izraeli ka nisur fushatë në Gaza duke vrarë mijëra qytetarë e duke urdhëruar edhe evakuimin e plotë, teksa ka paralajmëruar ndërhyrje ushtarake tokësore, ajrore e detare.

SHBA-ja që nga fillimi, në vazhdimësi ka përkrahur Izraelin dhe “të drejtën për vetëmbrojtje”.

Exit mobile version