Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka folur në Samitin e NATO-s në Lituani pasi e pati një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe liderë të tjerë botërorë të vendeve të G7.
Biden u zotua se G7-ta do ta ndihmojë Ukrainën të ketë “mbrojtje në tokë, ajër dhe det” me pajisje moderne dhe të avancuara ushtarake.
“Të gjithë aleatët tanë ranë dakord: E ardhmja e Ukrainës qëndron në NATO”, tha Biden.
“Ne po e bëjmë të qartë se mbështetja jonë do të zgjasë gjatë dhe në të ardhmen.”
Ai më pas e prezantoi Zelenskyn për të dhënë komente të shkurtra para “fotos familjare” tradicionale për të përfunduar samitin, shkruan BBC.