“Ne do të mbështesim fqinjët e Sirisë, duke përfshirë Jordaninë, Libanin, Irakun dhe Izraelin”.
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka folur mbi zhvillimet e fundit në Siri.
“Tani shohim mundësi të reja që hapen për popullin e Sirisë dhe për të gjithë rajonin”, tha ai të dielën.
“Ne do të mbështesim fqinjët e Sirisë, duke përfshirë Jordaninë, Libanin, Irakun dhe Izraelin. Nëse lind ndonjë kërcënim nga Siria gjatë kësaj periudhe tranzicioni, unë do të flas me liderët e rajonit në ditët në vijim”.
Biden u zotua të sigurojë stabilitet në Sirinë lindore dhe të mbrojë personelin amerikan.
“ISIS do të përpiqet të përfitojë nga çdo vakum për të rivendosur aftësitë e tij dhe për të krijuar një strehë të sigurt”, tha Biden.
“Kjo është mundësia më e mirë në breza për sirianët që të krijojnë të ardhmen e tyre, pa opozitë”, shtoi ai.