20.6 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

Biden thotë se nuk e di nëse Netanyahu po mundohet të ndikojë në zgjedhjet e ShBA-së

- Advertisement -

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden u pyet të premten për mundësinë e një marrëveshjeje diplomatike të bashkuar për të ndalur konfliktin në Lindjen e Mesme përpara zgjedhjeve presidenciale në nëntor.

Ai u shpreh se asnjë administratë nuk e ka ndihmuar Izraelin më shumë se ai.

“Asnjë administratë nuk e ka ndihmuar Izraelin më shumë se unë,” tha Biden.

Po ashtu, Biden thotë se nuk e di nëse kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu po mundohet të ndikojë në zgjedhjet e ShBA-së.

“Asnjë, asnjë, asnjë. Dhe unë mendoj se Bibi duhet ta mbajë mend këtë. Dhe nëse ai po përpiqet të ndikojë në zgjedhje, nuk e di, por nuk po llogaris në këtë”, shkruan AP.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit