7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Biden: Synojmë arritjen e një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit për të paktën gjashtë javë

- Advertisement -

SHBA po punon për të arritur një marrëveshje për pengjet mes Izraelit dhe Hamasit. Një marrëveshje e tillë synon të çojë në një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për të paktën gjashtë javë. Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se një marrëveshje si kjo do të jepte mundësinë për të ndërtuar një situatë apo një marrëdhënie më të qëndrueshme mes vendeve.

Gjithashtu Biden ka bërë thirrje që të ndalohet operacioni në Rafah në rast se nuk ka asnjë plan rezervë për mbrojtjen e civilëve.

“Operacioni i madh ushtarak i Izraelit në Rafah nuk mund të vazhdojë pa një plan të besueshëm për të mbrojtur mbi një milion civilë.” Tha Joe Biden e tha këtë pas takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me Mbretin Abdallah të Jordanisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit