-4.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Biden: ShBA është gati për të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër sulmuesve në Lindjen e Mesme

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Joe Biden i tha Kongresit se SHBA-ja është e përgatitur për të nisur më shumë “sulme diskrete” pas një serie sulmesh nga grupet e armatosura të zemëruara për pushtimin e Gazës nga Izraeli.

“Grupet e milicisë të lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë kryer një sërë sulmesh kundër personelit dhe objekteve të Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Siri,” shkroi Biden në një letër, shkruan Reuters.

“Këto sulme, duke përfshirë sulmin e fundit në bazën ajrore të Erbilit nga Kataib Hezbollah i lidhur me Iranin dhe grupet e lidhura me të, kanë shkaktuar lëndime në personelin e Shteteve të Bashkuara dhe kanë vënë nën kërcënim të madh jetën e personelit të Shteteve të Bashkuara dhe forcave të koalicionit”, thuhej ndër të tjera në letër./

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit