23.2 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

Biden: ShBA do ta mbrojë çdo centimetër të NATO-s

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Joe Biden, është deklaruar para mediave para takimit me liderët e nëntë vendeve të NATO-s, të njohur si Bucharest Nine (B9).

Biden tha se liderët e B9 janë në ballë të mbrojtes kolektive të NATO-s si dhe të “lirisë së demokracive në Evropë dhe rreth botës”.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë qenë të gatshme për të ofruar ndihma kritike të sigurisë për Ukrainë dhe mbështetje për miliona refugjatë, shkruan The Guardian.

“Ne, së bashku, do të vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën teksa ata po mbrojnë lirinë e tyre, së bashku me vendet e pranishme në këtë tryezë, duke ofruar lidership kolektiv”, tha Biden, për të shtuar se “ai është tërësisht i qartë se Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë çdo centimetër të NATO-s”.

Pas liderit amerikan, u deklarua edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, që tha se “ai ishte i kënaqur dhe i ngazëllyer me lidershipin e jashtëzakonshëm të presidentit amerikan”.

“Vizita e Biden drejt Kievit ishtë një mesazh i qartë për mbështetjen e palëkundur për Ukrainën dhe për përkushtimin e hekurt të Amerikës për sigurinë e Evropës”, tha Stoltenberg.

Ai gjithashtu tha se Putin po përgatitet për më shumë luftë, prandaj edhe aleatët e NATO-s duhet ta rrisin mbështetjen për Ukrainën. “Ne duhet t’i japim Ukrainës atë se çfarë i duhet në mënyrë që të ketë sukses”, theksoi Stoltenberg.

“Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë lufta, por ne duhet të sigurohemi që të mos përsëritet historia. Ne e kemi parë agresionin rus përgjatë shumë viteve- në Gjeorgji në vitin 2008, në Krimea e Donbas në vitin 2014, dhe pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin e kaluar. Ne nuk duhet ta lejojmë Rusinë ta pengojë sigurinë e Evropës. Ne duhet ta thyejmë ciklin e agresionit rus. Aleatët e NATO-s nuk kanë qenë kurrë më të bashkuar”, përfundoi Stoltenberg.

Të ngjashme

Të fundit