7.6 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Biden përgëzon pilotët që rrëzuan balonën kineze

- Advertisement -

“Kam urdhëruar të mërkurën Pentagonin që ta rrëzojë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Dua të përgëzoj pilotët që e bënë atë,” u tha Biden gazetarëve.

Ministrisë së Mbrojtjes iu desh të priste deri sot që balona të gjendej në një vend të sigurt për të vijuar me këtë operacion.

Sipas një zyrtari të lartë të Pentagonit, balona u rrëzua rreth gjashtë milje detare larg brigjeve të SHBA. Ai u godit nga një raketë AIM-9X e gjuajtur nga një avion luftarak F-22 dhe nuk pati dëme ose rrezik për civilët.

Balona hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së më 28 janar, kaloi në hapësirën ajrore kanadeze më 30 dhe rihyri në hapësirën ajrore të SHBA të nesërmen.

Ushtria amerikane do të kërkojë të marrë ngarkesën e balonës. Sipas një zyrtari, mbeturinat e saj janë të shpërndara në një sipërfaqe prej shtatë miljesh.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit