Home Ballina Biden përfundon vizitën në Ukrainë

Biden përfundon vizitën në Ukrainë

0
Biden përfundon vizitën në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden raportohet se tani është larguar nga kryeqyteti i Ukrainës, sipas gazetarëve që udhëtonin me të, duke përfunduar kështu një vizitë historike.

Ai mbërriti rreth orës 8 të mëngjesit me orën lokale dhe u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, përpara se të shëtiste rreth qendrës së Kievit dhe të premtonte mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Ukrainën, raporton CNN.

Presidenti amerikan, Joe Biden vizitoi Kievin – vizita e tij e parë në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë pothuajse një vit më parë.

Udhëtimi sekret i presidentit amerikan, Joe Biden në Ukrainë është bërë me tren nga kufiri i Polonisë, raporton gazeta amerikane New York Times.

Exit mobile version