19.5 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

Biden pas debatit me Trump: S’jam më djalë i ri, nuk flas aq mirë sa dikur, por di të tregoj të vërtetën

- Advertisement -

Presidenti Joe Biden në një fjalim para një turme me mbështetës në Raleigh gjatë së premtës, ka thënë e ai nuk është më “një djal i ri”, por e bëri të qartë që nuk ka për qëllim ta lë garën presidenciale.

Sipas “CNN”, Joe Biden duke qeshur i tha turmës:

“Nuk flas aq mirë sa dikur. Nuk debatoj aq mirë sa dikur. Por një gjë e di, që e di: Di si të tregoj të vërtetën”.

Tutje, presidenti amerikan që po garon për një mandat tjetër tha se “di si ta bëjë këtë punë”.

Në mbështetje, atij tashmë i ka dal ëish-presidenti amerikan, Barack Obama. “Debatet e këqija ndodhin. Më besoni, e di”.

“Por këto zgjedhje janë një zgjedhje mes dikujt që ka luftuar për njerëz të zakonshëm gjithë jetën e tij dhe dikujt që i intereson vetëm për vete. Mes dikujt që tregon të vërtetën; që di të ndajë të drejtën nga e gabuara dhe t’ua japë atë direkt popullit amerikan – dhe dikush që gënjen për dobi të tij. Mbrëmja e kaluar se ndryshoi këtë, dhe për këtë arsye, ka shumë gjëra në lojë për nëntor.” – ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit