Presidenti i ShBA-së, Joe Biden ka tërhequr vërejtjen se ekonomia mund të hyjë në recesion dhe të mbyllen miliona vende pune, derisa republikanët të pajtohet që të bëhet rritja e limitit të borxhit në 31.4 trilionë dollar.
Ai ka akuzuar Biden akuzoi republikanët se janë duke mbajtur peng ekonominë duke kërkuar shkurtime “shkatërruese” të shpenzimeve në këmbim të rritjes së kufirit të borxhit, raporton AlJazeera.
“Ne jemi duke rikthyer vendet e punës anembanë Amerikës”, ka thënë Biden në Valhalla të New Yorkut,
“Nuk është kohë për ta vënë të gjithën në rrezik, për të kërcënuar me recesion, për të vënë në rrezik miliona vendeve pune, për ta minuar pozitën e ShBA-së në botë”.
Lidhur me këtë, Thesari i ShBA0së ka bërë me dije se e ka të pamundur që të bëjë pagesat e faturave pas 1 qershorit nëse nuk rritet limiti i borxhit.