17.7 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

Biden: Nuk largohem nga gara, do të garoj e do të fitoj sërish

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Joe Biden i cili po kandidon për një mandate tjetër, e ka bërë me dije që nuk planifikon të largohet nga gara.

Siç raporton “CBS News”, Biden të premtën para demokratëve dhe të tjerëve që po i bëjnë thirrje të largohet nga gara, tha:

“Do të garoj dhe do të fitoj sërish”.

Duke folur me mbështetësit e tij në Winconsin, Biden ka thënë se ai nuk do të detyrohet të largohet si kandidat presidencial demokrat, në mes të shumë kritikave dhe shqetësimeve që janë shkaktuar pas përformancës së tij në debat me kundërshtarin Donald Trump.

“Tani, me siguri keni dëgjuar që javën e kaluar patë një debat të vogël. S’mund të them që ishte përformanca ime më e mirë. Por që atëherë, ka pasur shumë spekulime. Çka do të bëjë Joe? A do të qëndrojë në garë? A do të largohet, çka do të bëjë? Epo, ja ku është përgjigja ime: Do të garoj dhe do të fitoj sërish”.

Biden ka përmendur rezultatet e procesit primar, i cili kontrollohej nga Partia Demokratike dhe nuk ka pasur sfidues seriozë për rinominimin e tij.

“Unë jam i nominuari i Partisë Demokratike. Ju më votuat mua për të qenë i nominuari i juaj, askënd tjetër. Ju, votuesit, e bëtë këtë. Dhe pavarësisht kësaj, disa njerëzve duket se nuk u intereson për kë votuar jo. Epo, e dini çfarë: ata po duan të më largojnë nga gara. Dua ta them këtë aq qartë sa mundem: Po qëndroj në garë”.

Pavarësisht zërit shumë më të fuqishëm se sa në debatin e javës së kaluar, presidenti raportohet se u ngatërrua sërish.

“Po qëndroj në garë. Do ta mund Donald Trump. Do ta mund sërish në vitin 2020.” – ka thënë presidenti, para se të kuptojë gabimin e tij dhe ta përmirësojë vetën duke thënë “2024”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit