Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se ai ka bërë vazhdimisht presion për një pauzë në luftime, si për të lejuar më shumë ndihma humanitare për të hyrë në Gaza, ashtu edhe për lirimin e pengjeve.
Ai është shprehur se ky është fillimi i një procesi dhe se deri më tani ka shkuar mirë, përcjell Klankosova.tv.
“Është vetëm një fillim, por deri më tani ka shkuar mirë. Ne nuk do të ndalemi derisa të gjithë pengjet të jenë në shtëpi”, është shprehur Biden.