Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ka zhvilluar një bisede telefonike me homologun e tij nga Rusia, Vladimir Putin, për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë.
Siç raporton CNN, sipas një komunikate të lëshuar për media nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se presidenti Biden i kërkoi Putinit të shmanget nga ideja e pushtimit të Ukrainës, meqë “do të shkaktojë vuajtje njerëzore”.
“Presidenti Biden përsëriti se një pushtim i mëtejshëm rus i Ukrainës do të prodhonte vuajtje të gjerë njerëzore dhe do të zvogëlonte pozitën e Rusisë”, thotë Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Biden “e kishte të qartë me Presidentin Putin se teksa Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar në diplomaci, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, ne jemi po aq të përgatitur për skenarë të tjerë”, sipas Shtëpisë së Bardhë.