Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i ka shkruajtur letër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Në këtë letër ku ai e uron për ditën e shtetit të Serbisë, Biden ka kërkuar njohjen e Kosovës.
Ai ka thënë se rruga evropiane e Serbisë varet nga progresi në dialogun me Kosovën, në kuadër të së cilit duhet të jetë njohja reciproke.
“Aspiratat e Serbisë drejt BE-së gjithashtu varen nga progresi drejt normalizimi të plotë të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të cilat, siç edhe ju e dini, duhet të bazohen në njohje reciproke. SHBA-ja qëndron e gatshme që t’iu mbështes për të punuar në mirëbesim për të arritur një synim të tillë. Familja evropiane nuk është e plotë pa Serbinë dhe pa të gjithë fqinjët e saj”, ka shkruar Biden në letrën e tij
Letra e presidentit amerikan është publikuar nga presidenca e Serbisë.