Presidenti amerikan, Joe Biden gjatë një takimi për mbledhjen e fondeve në Boston, deklaroi se bota duhet të dënojë dhunën seksuale të kryer nga terroristët e Hamasit. Lideri amerikan foli rreth dëshmive të reja të përdhunimit dhe gjymtimit të grave izraelite në dhe pas 7 tetorit.
“Bota nuk duhet t’i mbyll sytë para asaj që po ndodh. Na takon të gjithëve – qeverisë, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe bizneseve – të dënojmë me forcë dhunën seksuale të terroristëve të Hamasit, pa përjashtim”, shton ai.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një kundërofensivë ndaj militantëve të Hamasit, të cilët kryen një sulm terrorist në territoret izraelite.