Home Lajme Biden e propozon sërish Kostelancik për ambasador të SHBA në Shqipëri

Biden e propozon sërish Kostelancik për ambasador të SHBA në Shqipëri

0
Biden e propozon sërish Kostelancik për ambasador të SHBA në Shqipëri

Presidenti amerikan, Joe Biden ka propozuar sërish David Kostelancik si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Ky ripropozim vjen pasi më 4 janar, Senati nuk e miratoi emërimin e Kostelancik si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, për shkak të tejkalimit të afateve.

“David J. Kostelancik, nga Illinois, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Klasa Ministër-Këshilltar, nominohet për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Kostelancik u emërua për postin e Ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri në janar të vitit të kaluar. Kostelancik dëshmoi për përparësitë e tij para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë në mars të vitit të kaluar. Në prill, Komisioni votoi pro konfirmimit të tij, por votimi i plotë i Senatit nuk u bë.

Kostelancik ka një karrierë 30-vjeçare. Në Shqipëri ka shërbyer edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën amerikane të sapohapur në Tiranë. Para emërimit si ambasador, ai shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.

Exit mobile version