2.8 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

“Biden e Macron, ku janë premtimet që na bëtë?”, oficeri ukrainas: Fëmijët tanë po vdesin

- Advertisement -

Një video e një oficeri policie në Mariupol, ku përleshjet janë intensifikuar, ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në rrjet. Oficeri, Michail Vershnin, i drejton lutjet e tij Joe Biden dhe Emmanuel Macron duke thënë se qyteti i tij është “fshirë nga faqja e dheut”.

“Fëmijët, të moshuarit po vdesin. Qyteti është shkatërruar dhe është fshirë nga faqja e dheut”, tha ai në rusisht në videon e filmuar të premten.

“Ju keni premtuar se do të ketë ndihmë, na jepni atë ndihmë. Biden, Macron, ju jeni udhëheqës të mëdhenj. Bëhuni udhëheqës të mëdhenj deri në fund”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit