0.6 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Biden dëshiron të jetë sërish president, ai bëri shaka me gazetarët për moshën e tij

- Advertisement -

Ndërkohë që Franca është në zjarr për planet për të rritur moshën e daljes në pension, Joe Biden, 80 vjeç, dëshiron të punojë në Shtëpinë e Bardhë edhe për katër vjet të tjera. Presidenti amerikan ishte plot shaka për moshën e tij në darkën gala të djeshme për korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë. Ajo ceremoni vjetore, e cila bashkon të gjithë Uashingtonin politik dhe mediatik, kremton në parim amendamentin e parë të Kushtetutës së SHBA-së që mbron lirinë e shtypit. Por në praktikë mbahen mend kryesisht batutat dhe shakatë.

Komediani i “Daily Show” Roy Wood Jr. foli për moshën e Joe Biden, i cili nëse zgjidhet në zgjedhjet presidenciale për një mandat të dytë, mund të qëndrojë në detyrë deri në moshën 86-vjeçare. Ai përmendi protestat në Francë kundër rritjes së moshës së pensionit në 64 vjeç.

U rebeluan se nuk donin të punonin deri në moshën 64-vjeçare. Ndërkohë në Amerikë kemi një 80-vjeçar që na lutet të punojmë edhe katër vite të tjera”, tha ai me shaka, duke shkaktuar një buzëqeshje të gjerë nga kreu i shtetit që ishte ulur pak metra më tutje.

“”Më lër të mbaroj punën” – kjo nuk është një slogan fushate, kjo është lutja e tij,” tha komediani. “Thuaj çfarë të duash për presidentin tonë, por kur ai zgjohet nga gjumi, puna përfundon”, shtoi ai. “Më quani të vjetër, por unë e quaj me përvojë”, u përgjigj presidenti.

Biden rezervoi gjithashtu një shaka për Rupert Murdoch, manjatin e medias 92-vjeçar dhe pronar i kanalit konservator Fox News. “Ju mund të mendoni se nuk më pëlqen Rupert Murdoch. Kjo nuk është e vërtetë. Si mund të mos më pëlqente një burrë që më bën të dukem si Harry Styles?” presidenti amerikan bëri shaka me yllin e popit, një britanik 29-vjeçar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit