Kim Kardashian është akuzuar se ka kopjuar partneren e ish-burrit të saj, në setin e fundit fotografik.
Ylli i televizionit tregoi dekoltenë e saj të bollshme në një bluzë të bardhë, të shkurtër. Gjithashtu nuk i la vend imagjinatës së ndjekësve pasi kishte zgjedhur që të dilte vetëm me tanga.
44-vjeçarja i postoi fotot seksi të dielën në profilin e saj në “Instagram”. Gjithashtu nëna e katër fëmijëve mbante në kokë një kapuç.
E menjëherë pasi bëri postimin ku u shfaq mjaft provokuese, ndjekësit e saj i komentuan se ajo ka kopjuar 29-vjeçaren, Bianca Censori, me këtë lloj paraqitje që shpesh i atribuohen ndikimit të 47-vjeçarit, Kaney West.
Shumë fansa vunë në dukje se Kim, e cila më parë pranoi se kishte pasur ‘sulme paniku’ për gjetjen e identitetit të saj të modës pas divorcit të saj, pas vitesh stilimi nga vetë West, dukej se po e kanalizonte arkitektin australian.
“Bianca është shumëfishuar”, ka shkruar një komentues.