Pas torturës brutale ndaj politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, shërbimi sekret famëkeq serb BIA është deklaruar në lidhje me çështjen; duke u shprehur se “nuk kemi përdorur forcë të kundërligjshme”, siç e citoi agjencioni ballkanik i lajmeve “N1”.
“Nuk ka pasur shkelje të lirisë dhe të drejtave, si dhe përdorim të kundërligjshëm të forcës fizike, gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve në kuadër të punës së Agjencisë të përcaktuar me ligj”, kanë thënë ata.
Ky deklarim nga BIA rreth një javë pas pasi Nikolla Sandulloviq vizitoi varrezat e familjes Jashari në Prekaq dhe ku kërkoi falje për krimet e Serbisë kundër popullatës shqiptare gjatë viteve të 90’ta.
Ish-drejtori i BIA-s, Aleksandar Vulin, në fund të javës së kaluar konfirmoi se Sandulloviq u ndalua me urdhër të tij “për shkak të dyshimit se ai po punon aktivisht për të mbështetur shkëputjen e Kosovës dhe për të minuar rendin kushtetues të Serbisë“, pati raportuar “N1”.
“Anëtarët e BIA-s ndërmorën aktivitete që synonin sqarimin e historisë së veprimtarisë së paligjshme të Sanduloviqit, të cilën prokurori kompetent e cilësoi si vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare nga neni 317 i KP të RS-së”, thuhet në njoftimin për shtyp të BIA-s.