Modelja dhe influencuesja e njohur në rrjetet sociale, Bia Khalifa, do të jetë një nga banoret e Big Brother VIP Kosova 4.
Burimet e Telegrafit pranë produksionit, pohojnë se bukuroshja e TikTok-ut do t’i bashkohet këtë vit kastit të spektaklit.
Përgatitjet për edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova janë drejt fundit, ndërsa disa nga emrat e tjerë që përfliten se do të jenë pjesë e programit janë: Mentor Haziri, Bejta dhe Ikballe Huduti.
Foto: Bia Khalifa/Instagram
Bia Khalifa ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale përmes përmbajtjeve të saj kreative në rrjetet sociale dhe pritet të sjellë një energji të re dhe dinamike brenda shtëpisë së Big Brother.
Ndjekësit e spektaklit tashmë janë kuriozë të shohin se si do të ndikojë personaliteti i saj në marrëdhëniet dhe ngjarjet brenda këtij sezoni.
Foto: Bia Khalifa/Instagram
Ky edicion pritet të sjellë shumë surpriza dhe momente të paharrueshme për fansat e spektaklit, ndërsa ndjekësit tashmë janë kuriozë të mësojnë se si do të duket dinamika e shtëpisë më të famshme të Kosovës këtë sezon.








