Këngëtarja e famshme botërore, Beyonce, bëri një paraqitje surprizë gjatë Javës së Modës në Nju Jork!
Këngëtarja 42-vjeçare dhe mamaja e saj Tina Knowles u paraqitën në shfaqjen e modës LUAR, të mbajtur mbrëmjen e së martës në New York të ShBA-së.
Për këtë event, Beyonce kishte veshur një kapelë gri kauboji të kombinuar me një xhaketë sportive të argjendtë dhe çizme të ngjashme deri në kofshë, ndërsa kishte veshur badi të tejdukshëm dhe të mbuluar me diamante dhe syze dielli.
Beyonc dhe Tina morën pjesë në sfilatën e modës për të mbështetur djalin 19-vjeçar të Solange, nipin e tyre Julez, i cili bëri debutimin e tij si model në sfilatën e modës.