Superylli i muzikës Beyonce performoi në një ngjarje luksoze që shënonte hapjen e hotelit ‘Atlantis The Royal’ në Dubai.
Aktiviteti u ndoq nga mbi një mijë personazhe të njohur dhe të ftuar specialë si modelja amerikane Kendall Jenner, kryeredaktori i reviztës British Vogue Edward Enninful dhe këngëtari Liam Payne.
Performanca 60-minutëshe e Beyonce ishte shfaqja e saj e parë live që nga viti 2018. Ajo këndoi disa nga hitet e saj më të mëdha duke përfshirë Crazy In Love, Naughty Girl, dhe Halo, duke kulmuar me një interpretim të këngës Drink In Love ndërsa fishekzjarrët ndriçonin qiellin . Vajza 11-vjeçare Blue Ivy i bëri audiencës një surprizë kur iu bashkua nënës së saj për një duet në skenë.
Vlen të theksohet se për hotelin “Atlantis The Royal”, ka tetë vite që bëhen përgatitje dhe do të fillojë të presë vizitorë muajin e ardhshëm. “Atlantis The Royal” është cilësuar si resorti më ultraluksoz në botë.