Beyoncé ka fituar çmimin për albumin më të mirë në edicionin e 67 të Grammy Awards në Los Angeles, e cila në këtë mbrëmje ishte e nominuar 11 herë, dhe mori çmimet për albumin më të mirë dhe albumin më të mirë Country (hera e parë në histori për një artiste me ngjyrë) me ” Cowboy Carter ” .
Ndërkaq, Kendrick Lamar fitoi çmimet për këngën dhe albumin e vitit me ” Not Like Us “, “diss”-in kundër Drake, duke marrë në shtëpi dy nga nderimet kryesore të natës.
Shfaqja vjetore e çmimeve, e udhëhequr nga komediani Trevor Noah, u mbajt mbrëmë në Crypto.com Arena në Los Anxhelos, ku disa nga yjet më të mëdhenj të muzikës morën pjesë në këtë ceremoni me shpresën për të shtuar një statujë gramafoni në koleksionet e tyre të trofeve.
Beyoncé-n e pasuan Charli XCX, Billie Eilish, Kendrick Lamar, Post Malone, Sabrina Carpenter, Chappell Roan, Taylor Swift, Jack Antonoff si dhe Shaboozey.
Një performancë në nderim të Los Anxhelosit pas zjarreve shkatërruese që u shkaktuan atje disa javë më parë, paraqitën Brad Paisley, Brittany Howard, Chris Martin, Jacob Collier, John Legend, Sheryl Crow dhe St. Vincent.
Një performancë tjetër nderimi për të ndjerin Quincy Jones përfshinte Cynthia Erivo, Herbie Hancock, Janelle Monáe, Lainey Wilson dhe Stevie Wonder.
Yjet që dolën në skenë për të prezantuar ishin Tailor Swift, Will Smith, Cardi B, SZA, Anthony Kiedis dhe Chad Smith nga Red Hot Chili Peppers, Gloria Estefan, Olivia Rodrigo, Queen Latifah dhe Victoria Monét.