6.7 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Beyonce dhe Jay Z, ishull privat në Bahamas

- Advertisement -

Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z janë një nga çiftet më të përfolur në botën e showbiz-it ndërkombëtar. Diva e muzikës pop dhe producenti, u martuan disa vite më parë dhe dyshja  kanë arritur të zotërojnë pasuri marramendëse, ku përfshihet një ishull privat me vlerë 4 milionë dollarë në Bahamas dhe një rezidencë prej 88 milionë dollarësh në Bel Air.

Në vitin 2010, këngëtarja lançoi parfumin e saj të parë, duke krijuar më pas gjashtë marka parfumesh, nga të cilat fitoi mbi gjysmë miliardë dollarë të ardhura.

Thuhet se ata zotërojnë të paktën 150 milionë dollarë pasuri të paluajtshme, rreth Shteteve të Bashkuara.

Beyoncé është një nga divat më të mëdha të muzikës pop. Hiti i saj “Break My Soul”, e cila është pjesë e albumit të saj të shtatë, e konfirmon më së miri këtë, duke u shpërndarë, kërcyer dhe kënduar nga fansat në të gjithë rrjetet sociale.

40-vjeçarja e nisi karrierën e saj si pjesë e grupit ‘Destiny’s Child’, ku publikuan dhe albumin e tyre të parë në vitin 1998, duke korrur një sukses të menjëhershëm.

Sipas mediave të huaja, artistja ka një vlerë neto prej 500 milionë dollarësh, por ky numër është vazhdimisht në rritje. 40-vjeçarja fiton rreth 80 milionë dollarë, gjatë një viti turne.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit