5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Betohet presidentja e parë grua në Honduras

- Advertisement -

Xiomara Castro është betuar si presidentja e parë grua në Honduras, mes një krize politike që kërcënon planet e saj për kombin e varfër.

Gjatë ceremonisë kur u betua, ajo deklaroi se po e merrte drejtimin e një vendi “të thyer”, por u zotua të ndiqte drejtësinë sociale dhe transparencën.

62-vjeçarja ka premtuar se do të luftojë bandat e fuqishme të trafikut të drogës dhe do të ndryshojë ligjet e rrepta të abortit.

Burri i zonjës Castro, Manuel Zelaya, drejtoi vendin nga viti 2006 deri në vitin 2009, kur ai u rrëzua nga një grusht shteti.

Ajo kandidoi për këtë detyrë dy herë në vitet pas largimit të tij nga pushteti, përpara fitores së saj në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, shkruan BBC.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit