Përparim Rama është betuar si kryetar i Komunës së Prishtinës edhe për një mandat qeverisës.
Rama ka bërë thirrje që të mos ketë më bllokada të kalkuluara politisht dhe të ketë kritika të sinqerta ndaj punës së tij.
“Bazuar në nenin 57-të të Ligjit për qeverisje lokale me rastin e zgjedhjes kryetar i komunës, betohem para anëtarëve të komunës. Unë Përparim Rama betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Prishtinës me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë. Do të shërbej me nder dhe besnikëri. Ka pasur bllokada të kalkuluara politikisht.Uroj që në këtë mandat të reflektojmë. T’u shërbejmë qytetarëve e jo partive politike. Të mos përjetojmë kriza artificiale. Të punojmë bashkë për të ardhmen tonë. Jemi këtu për të mirën e qytetarëve. Kritika e sinqertë është motori i zhvillimit. Le të debatojmë kur duhet, por mos të harrojmë kurrë çfarë na bashkon. Do të jem këtu 24/7 për ju”, ka thënë Rama.






