-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Betohen 20 kadetët e rinj të Qendrës për Studime Universitare, Maqedonci shfaq krenari e emocione

- Advertisement -

Të premten janë betuar 20 kadetë të rinj të Qendrës për Studime Universitare të gjenerates 2028.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar se gjatë ceremonisë së mbajtur në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, është ndjerë krenar për secilin prej tyre, teksa ka theksuar se “amanetin e dëshmorëve për ushtri profesionale e kemi përmbushur, tash na mbetet që ta forcojmë atë”.

“Njëzet kadetë të rinj, oficer të ardhshëm, filluan sot rrugëtimin e tyre në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Emocion i veçantë teksa sheh të rinjtë tanë me vullnet e përkushtim të hekurt betohen t’i shërbejnë atdheut. Dhe nuk kam se si ta fsheh krenarinë që ndiej për ta në secilin hap të tyre. BETOHEM, tingëllon ndryshe kur përqon vendosshmëri përveçse individuale dhe grupore. Amanetin e dëshmorëve për ushtri profesionale e kemi përmbushur, tash na mbetet që ta forcojmë atë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Megjithatë, Maqedonci ka ndarë një moment me gjyshin e njërit prej kadetevë, i cili i kishte thënë “zemra mal mu ka ba. Për atdhe sot isha vesh edhe unë si ushtar por mosha.”

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit