7.3 C
New York
Wednesday, January 14, 2026

Buy now

“Betohem që jam e pafajshme!” Meghan Trainor nuk i ndahet shpirti nga drama

- Advertisement -

Këngëtarja shkroi mbi videon:

“Unë duke u përpjekur t’ju bind të gjithëve se nuk kam lidhje me dramën e grupit të mamave.” Në përshkrim, ajo shtoi: “Betohem që jam e pafajshme.”"Betohem që jam e pafajshme!" Meghan Trainor nuk i ndahet shpirti

Kjo video e saj, vjen pak ditë pas një tjetër reagimi që bëri mbi situtatën.

Nën sfondin e këngës “Still Don’t Care,” shfaqej duke kërkuar lajmet e ditëve të fundit.

“Unë duke zbuluar për këtë dramë të supozuar të grupit të mamave,” shkruhej krahas videos.

"Betohem që jam e pafajshme!" Meghan Trainor nuk i ndahet shpirti

Ky reagim nuk u prit mirë nga ndjekësit, të cilët menduan se ky veprim tregonte se Ashley Tisdale kishte të drejtë.

Ndryshe nga Meghan Trainor, bashkëshorti i saj ka vendosur të mos komentojë shumë ndaj situatës, duke u shprehur madje për TMZ se nuk kishte asnjë mosmarrëveshje mes tij dhe Ashley Tisdale.

E gjitha filloi kur kjo e fundit kritikoi ish-grupin e mamave në esenë e saj të publikuar javën e kaluar.

"Betohem që jam e pafajshme!" Meghan Trainor nuk i ndahet shpirti

Aktorja pretendoi se ishte përjashtuar nga takimet e grupit, gjë që e bëri të ndihej jo mirë derisa vendosi të shkëputej prej tyre.

“Nëse një grup mamash të bën të ndihesh vazhdimisht e lënduar, e lodhur ose e lënë jashtë, ai nuk është grupi për ty. Zgjedhja për tu larguar nuk të bën të keq. Të bën të sinqertë me veten,” shkroi ajo në esenë e publikuar.

Të ngjashme

Të fundit